KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri Indian shënon fitore historike, në zgjedhjet e përgjithshme
Kryeministri Indian shënon fitore historike, në zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri Indian shënon fitore historike, në zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri Indian, Narendra Modi, ka arritur të sigurojë një tjetër madnat pesë-vjeçar, pasi shënoi një fitore historike në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në vend. Nga rezultatet paraprake, rezulton se partia e tij Bharatiya Janata, ka marrë 300 nga 543 vende në Parlament, shifër kjo që nëse kombinohet me ato të siguruara nga aleatët, arrin në gati 350 vende. Aleanca kryesore e opozitës, e cila kryesohet nga Partia Kongresi, e Rahul Gandit, ka pranuar humbjen. Vetëm partia e Gandit ka fituar më pak se 60 vende në Parlament. Votimi është parë gjerësisht si referendum për politikat e Kryeministrit Nacionalist Hindu.  “Ne të gjithë duam një Indi të re. Ul kokën para jush, dhe ju them faleminderit”, – u shpreh Modi, gjatë fjalimit të mbajtur për mbështetësit e tij këtë të entje. Më shumë se 600 milionë persona votuan në një proces zgjedhor maratonë, që zgjati rreth 6 javë. Modi, jo vetëm që ka arritur të mundë parashikimet e sondazheve paraprake, por ka fituar shumë më tepër vota se në zgjedhjet e 2014-ës.

Sicred