KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri i Italisë deklaron gjithë mbështetjen e qeverisë për qytetarët e Xhenovas
Kryeministri i Italisë deklaron gjithë mbështetjen e qeverisë për qytetarët e Xhenovas

Kryeministri i Italisë deklaron gjithë mbështetjen e qeverisë për qytetarët e Xhenovas

Kryeministri i Italisë Xhuzepe Conte, ka deklaruar se qytetarët e Xhenovas kanë gjithë mbështetjen e qeverisë. Ndërsa ka bërë të ditur se është miratuar një fond I posaçëm për të siguar strehim për ata që I humbën nga rrëzimi I urës Morandi në Xhenova.  “Siç kemi thënë, qeveria është me Gjenovën dhe me genovenë dhe jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete.”, shkruan Conte në faqen e tij në Facebook.  “Ne menjëherë pas kolapsit kemi ndarë 5 milionë euro për të menaxhuar gjendjen e jashtëzakonshme. Dje Këshilli i Ministrave ka akorduan një fond prej 28 milionë e 470 mijë euro. Para që do të kualifikohen sipas nevojave nga rajoni I Ligurias, të përdoren për ndërhyrje urgjente për rrugët alternative, për të forcuar sistemin e transportit dhe për siguruar strehimin për shumë familje që iu është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi ishin në rrezik. Qeveria ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme, por tani po kërkojmë të veprojmë shpejt dhe që këtyre njerëzve t’u jepet një shtëpi. Ne kemi bërë shumë, jemi duke bërë humë dhe do të bëjmë shumë më tepër. Ne nuk e lëmë Gjenovën vetëm.”, ka thënë në postimin e tij në Facebook, kryeministri Conte.  Nga aksidenti që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura Morandi, humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe dy shtetas shqiptarë.

Sicred