KRYEFAQJA » LAJME » Kryeministri hap konkursin për krjimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes
Kryeministri hap konkursin për krjimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes

Kryeministri hap konkursin për krjimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes

Të paktën 40 persona do të jetë stafi i Zyrës së Bashkëqeverisjes, një organizëm i ri, i bërë i njohur nga kryeministri shqiptar Edi Rama të hënën pas dite në rrjetin social Fejsbuk. Bashkë me të zoti Rama ka bërë të ditur edhe hapjen e konkursit për “çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, për Shqipërinë që Duam, me Shtet, Punë, Mirēqenie”.
Zoti Rama spjegon me këtë rast se “Platforma e Bashkëqeverisjes… do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm”.
“Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën: zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al” shkruan ndër të tjera zoti Rama, duke kujtuar se afati i dorëzimit të palikimeve përfundon më 27 gusht. “Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm” shprehet kryeministri socialist, ndërsa përfundon: “Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha!”.

Sicred