KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryeministri australian, falje publike viktimave të abuzuar

Kryeministri australian, falje publike viktimave të abuzuar

Kryeministri australian, Skot Morison, u ka kërkuar falje kombëtare viktimave të abuzimeve seksuale. Kjo pas një hetimi pesëvjecar, gjetjet e të cilit tregojnë se për dekada të tëra, dhjetra mijëra fëmijë janë abuzuar në institucionet publike.Në një fjalim, mbajtur në parlamentin e vendit, në kryeqytetin Kanberra, me zë të dridhur, zoti Morison pranoi vuajtjet e viktimave dhe dënoi dështimin institucional. “Përse u injoruan britmat e fëmijëve dhe prindërve? Përse sistemi ynë i drejtësisë mbylli sytë para padrejtësive? Përse u desh kaq shumë për të vepruar?” – u shpreh ai.

Gjatë hetimit, i çili u përmbyll dhjetorin e shkuar, u dëgjuan dëshmitë e më shumë se tetë mijë viktimave që kanë përjetuar abuzim në organizata si kisha, shkolla dhe klube sportive. Më shumë se 15 mijë persona kontaktuan me hetuesit, duke ngritur akuza ndaj më shumë se 4 mijë instituciioneve. Pjesëtarë të klerit dhe mësues të shkollave ishin mes agresorëve të raportuar rëndom. Numri më i madh i insituticioneve ku janë kryer abuzime ishin institucionet katolike.

Sicred