KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të takohen të hënën në Durrës
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të takohen të hënën në Durrës

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të takohen të hënën në Durrës

Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pritet të takohen të hënën në Durrës, në fokus të të cilit do të jetë integrimi ekonomik. Sipas një njoftimi të zyrës për shtyp e Kryeministrisë, temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale. Në takim pritet të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen.
Me interes pritet konferenca e mesitës, kur zoti Hahn dhe kryeministrat e pranishëm do të bëjnë të ditura deklaratat e tyre. Një takim të ngjashëm kryeministrat e Ballkanit kanë zhvilluar po në Durrës, egzaktësisht një vit më parë. Edhe në atë takim u deklarua se u diskutua thellimi e integrimit rajonal sidomos në ekonomi dhe tregti.

Sicred