KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi: Votoni LSI që ëndërrat tuaja të bëhen realitet!

Kryemadhi: Votoni LSI që ëndërrat tuaja të bëhen realitet!

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorët e Mollasit në Elbasan, ku prezantoi kandidatët dhe programin elektoral. Zëvëndëskryetarja Monika Kryemadhi theksoi se LSI është forca politike e cila ka në filozofinë e saj përkushtimin ndaj qytetarëve dhe nuk e ndërton politikën mbi mashtrimin. ” Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre me datën 25 qershor do të votojnë numrin 1, do të votojnë LSI” tha zonja Kryemadhi. “Nuk ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj” tha më tej nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Sipas saj politika duhet gjithashtu të garantojë vende pune të mirëpaguara, të garantojë shitjen e prodhimit, të garantojë subvencionimin dhe infrastrukturën në bujqësi, duke mundësuar realizimin e ëndrrës tonë, endrrën e Bashkimit Europian. “Kjo datë nuk është shumë larg, është shumë afër. Më datë 25 qershor duke votuar numrin 1 ne kemi votuar për ëndërrat tona që ti bëjmë realitet” tha zonja Kryemadhi nga Mollasi i Elbasanit.

Sicred