KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi takon misionin e ODIHR-it : Zgjedhjet konfimuan problemet e paralajmëruara
Kryemadhi takon misionin e ODIHR-it : Zgjedhjet konfimuan problemet e paralajmëruara

Kryemadhi takon misionin e ODIHR-it : Zgjedhjet konfimuan problemet e paralajmëruara

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në një takim Kreun e Misionit të ODIHR-it për zgjedhjet, Peter Tejler, i cili prezantoi raportin e organizatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Zonja Kryemadhi vlerësoi sensin sipas saj “përgjithësisht realist të raportit”, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve. Kryetarja e LSI veçoi shitblerjen e votës, përfshirjen e policisë në zgjedhje, ndikimin e eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit zonja Kryemadhi dhe zoti Tejler diskutoi dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore. Ata vlerësuan se konsensusi e transparenca janë kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor që duhet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, zonja Kryemadhi është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR-it për të zgjidhur problemet e sistemit aktual, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Sicred