KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi: Rama mbrojtës i Tahirit, lë shqiptarët në duart e trafikantëve
Kryemadhi: Rama mbrojtës i Tahirit, lë shqiptarët në duart e trafikantëve

Kryemadhi: Rama mbrojtës i Tahirit, lë shqiptarët në duart e trafikantëve

LSI partia e tretë më e madhe e parlamentit shqiptar, tashmë e cilësuar opozita e majtë në Shqipëri, akuzoi kryeministrin Rama se u bë mburojë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, duke u bërë mburojë e tij. Në një dalje para mediave kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi tha se “Shqiptarët panë sot një Kryeministër që shantazhon hapur drejtësinë dhe kërcënon atë duke dashur ti lërë shqiptarët në duart e trafikantëve që po helmon brezin e ri dhe po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve”. Sipas saj “Edi Rama po lë shqiptarët në duart e kriminelëve, gjobëvënësve, të vrasësve me pagesë dhe profesionistë dhe po u hap trafikantëve autostrada të reja të trafikut të drogës, armëve dhe shumë trafiqeve të tjera të rrezikshme”.
Zonja Kryemadhi e akuzoi mazhorancës socialiste se e ktheu Këshillin e Mandatit dhe Imuniteteve në një gjykatë politike. Kryetarja e LSI i bëri thirrje prokuoririsë të mos intimidohet, por tu shkojë të vërtetave deri në fund.”Kjo është ajo që presin të gjithë shqiptarët që nuk duan të qeverisen nga krimi dhe kriminelët” tha kryetrja e LSI Monika Kryemadhi.LSI ka lajmëruar edhe bojkot të komisioneve parlamentare.

Sicred