KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi: Protesta kundër Ramës nuk është në dorë të opozitës, por popullit!

Kryemadhi: Protesta kundër Ramës nuk është në dorë të opozitës, por popullit!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila të shtunën ishte në krye të protestës së opozitës për të larguar kryeministrin socialist Edi Rama, ka shprehur vendosmërinë e saj për të protestuar deri në largimin e tij përfundimtar. “Protesta e datës 27 janar nuk është thjesht një parakalim përpara godinës ku gatuhet krimi në Shqipëri, por protestë për ti treguar Ramës dhe të gjithë atyre që e rrethojnë dhe e mbajnë atë se sapo ka filluar beteja për ta rrëzuar atë” tha zonja Kryemadhi. “Është kjo betejë e cila tashmë nuk është në dorë të opozitës, por një betejë që bën gjithë populli shqiptar kundër pabarazisë, mungesës së vendeve të punës, emigracionit i cili po shtohet çdo ditë e më shumë, dhe kundër kësaj klike që çdo ditë e më shumë po i varfëron ata” shtoi ajo. Zonja Kryemadhi e cila një ditë para filimit të protestës me tone të forta paralajmëroi policinë të mos provokonte protestuesit, në deklarimin e saj të së hënës i falenderoi për sjelljen e tyre.

Sicred