Fitorja e kandidatit të PD për Bashkinë e Kavajës Isa Sakja është përshëndetur jo vetëm nga partia e tij, por edhe partia rivale në zgjedhje LSI. Nënkryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi tha se në Kavajë triumfoi qytetaria mbi bandidizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjeke shembullin e Kavajës, tha zonja Kryemadhi, nënkryetare e LSI tashmë e daklaruar në opozitë. Në votimet e së dielës për kryetar bashkie, Sakja i PD mori 11155 vota, Murati i PS 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota.
