KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi kundër Ramës: Je armiku i popullit! Do të ikësh si kufomë politike!
Kryemadhi kundër Ramës: Je armiku i popullit! Do të ikësh si kufomë politike!

Kryemadhi kundër Ramës: Je armiku i popullit! Do të ikësh si kufomë politike!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pasi parlamenti ka hedhur poshtë amendamentet e partisë së saj për tu ardhur në ndihmë studentëve protestues dhe arsimit shqiptar. Në qendër të reagimit të saj ishte kryeministri Edi Rama të cilin zonja Kremadhi e konsideroi armik të popullit. “Ti sot tregove që urren të rinjtë. Përfundimisht unë e para dhe të gjithë te tjerët po kuptojmë që ti je armiku i popullit. Ti u ke grabitur djersën, shkollën, bukën…” tha zonja Kryemadhi. “Ti që erdhe si shpëtimtar, nuk paske qenë rilindja shpëtimtare, por rilindja e fatkeqësisë” shtoi ajo më tej.
Zonja Kryemadhi pranoi se në të kaluarën ka qenë në aleancë me kryeministrin socialist. “Kur hyre në politike u fshehe pas emrit tim si hije e errët, por do të ikësh si kufomë politike po prapë pas emrit tim si hije e errët” tha ajo.
Zonja Kryemadhi kujtoi ngritjen e KLP dhe KLGJ duke thënë se “pres me padurim që të hetojnë aferën tënde të fundit, 30 milionë euro në një ditë”.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com