KRYEFAQJA » LAJME » Kryemadhi : Duhen zgjedhje të parakohshme
Kryemadhi: Politika mbaroi, fjalën e ka populli!

Kryemadhi : Duhen zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, partia e tretë më e madhe në parlamentin shqiptar tashmë në opozitë, ka deklaruar se situata e krijuar në vend kërkon zgjedhje të parakohshme. Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, ajo tha se “Shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme sepse shqiptarët do të zgjohen dhe janë të bindur që nuk mund të përfqësohen në Parlament nga 74 karrige që i kanë blerë me paratë e drogës e krimit, e atyre djemve që kanë humbur jetën në trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur varfërinë ekonomike që ka pllakosur”.
Sipas saj kryeministri Ramaka rënë moralisht si kryeministër e si politikan. “Të ikë sa më shpejtë, t’i hapë rrugën dikujt tjetër, një njeriu më të përgjegjshëm që e do vendin më shumë se ai, që beson të vendi dhe më të pavarur qoftë nga krimi, qoftë nga droga, qoftë dhe nga fiksimet e veta mendore” tha zonja Kryemadhi.

Sicred