KRYEFAQJA » LAJME » Kryeinspektori i Përgjithshëm Hajdari: Inspektimet duhet të jenë ligjore!

Kryeinspektori i Përgjithshëm Hajdari: Inspektimet duhet të jenë ligjore!

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qëndror, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar ndaj kontrolleve të inspektorateve shtetërore, kombëtare dhe lokale, duke theksuar se ai nuk justifikon asnjë inspektim që nuk bazohet në ligjin përkatës. Zoti Hajdari thotë se, megjithë përmirësimet e bëra në reformën e inspektimeve, përsëri 70 për qind e inspektimeve janë të paplanifikuara dhe vetëm 30 për qind e tyre janë pjesë e planifikimit vjetor të këtyre inspektorateve.
Sipas zotit Hajdari shqetësimet janë ngritura nga një numër i konsiderueshëm subjektesh publike dhe private për inspektimet pa kriter, sidomos të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Shërbimeve Shoqërore. Bëhet fjalë për inspektimet në intervale të shkurtra kohe të sipërmarrje me numër të vogël punonjësish, duke lënë pa inspektuar subjekte prodhuese të bzinesit të madh.
Inspektorati i Punës funksionon në 12 degë rajonale, ka 98 inspektorë dhe ka kryer mesatarisht 81 inspektime për inspektor në vit. Gjatë viti 2017 janë realizuar 7958 inspektime. Shqipëria shënon se numri i subjekteve aktive për këtë vit ka qenë 160 679. Ndërsa, sipas deklarimeve zyrtare, ky inspektorat mbulon me inspektime vetëm 5% të aktiviteteve ekonomike të deklaruara.

Sicred