KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryefinancieri i Vatikanit, kardinali Xhorxh Pell, do të gjykohet mbi bazën e akuzave të sulmeve seksuale.

Kryefinancieri i Vatikanit, kardinali Xhorxh Pell, do të gjykohet mbi bazën e akuzave të sulmeve seksuale.

Kryefinancieri i Vatikanit, kardinali Xhorxh Pell, do të gjykohet mbi bazën e akuzave të sulmeve seksuale. Kjo u vendos nga një gjykatë australiane, sipas të cilës provat e paraqitura mjaftonin për të proceduar me cështjen. Vetë kardinali u deklarua i pafajshëm. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka mohuar akuzat. Kardinali Pell, 76 vjec, është një nga figurat më të larta katolike të Australisë dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan. Paraqitja e tij në gjykatëne Melburnit u shoqërua me prezencë të madhe policore. Kardinali, i cili konsiderohet edhe si zyrtari i tretë më i lartë i Kishës Katolike, mori leje nga Vatikani vitin e shkuar për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij në vendin e tij të lindjes. Shumë nga provat e paraqitur kundër tij nuk janë publikuar për mediat dhe mbeten konfidenciale. Por pas dëgjesës në gjykatën e Melburnit, avokati i tij u shpreh se pretendimet më të poshtra ndaj klientit të tij ishin rrëzuar. Qershorin e shkuar, polica e shtetit të Viktorias ngriti padi ndaj klerikut të lartë për akuza ku përfshiheshin shumë palë paditëse. Më shumë se 30 dëshmitarë dëshmuan në një seancë paraprake dëgjimore në gjykatë, por shumica e seancave ishin të mbyllura për publikun, cka është edhe praktika standarde në Viktoria kur bëhet fjalë për cështje të ngacimeve dhe sulmeve seksuale.

Sicred