KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kryediplomati koreanoverior vizitë të panjoftuar në Suedi

Kryediplomati koreanoverior vizitë të panjoftuar në Suedi

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut po zhvillon një vizitë të panjoftuar paraprakisht në Suedi, para mbajtjes së një takimi të mundshëm mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të vendit komunist Kim Jong-un. Peniani u shpreh se vizita e Ri Jon-ho në Suedi synonte diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të interesit të përbashkët.
Suedia ka një histori të gjatë ndërmjetësimi mes Uashingtonit dhe Penianit. Kjo është dhe arsyeja pse vizita e ministrit të jashtëm të koreano-verior në atë vend u ka hapur rrugë spekullimeve se ajo mund të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin SHBA-Kore e Veriut.
Javën e shkuar, presidenti Donald Tramp pranoi një ftesë për bisedime të drejtpërdrejta me zotin Kim. Ndërkohë, nuk ka patur ndonjë prononcim zyrtar nga Korea e Veriut që kur ftesa për dialog iu paraqit Uashingtonit nga zyrtarët e Koresë së Jugut. Ndërkohë zyrtarët amerikanë janë shprehur se janë në dijeni të takimit në Stokholm, por nuk e dinin nëse ai kishte lidhje me bisedimet SHBA-Kore e Veriut. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit bëri të ditur se SHBA-të prisnin të informoheshin drejtpërdrejt nga Peniani mbi samitin e planifikuar.

Sicred