KRYEFAQJA » LAJME » Kryebashkiaku i Lezhës në arrest shtëpie

Kryebashkiaku i Lezhës në arrest shtëpie

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokajt do të drejtojë bashkinë nga banesa e tij. Kjo pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi masën e Gjykatës se Lezhës “arrest shtëpie”, por duke i hequr mbikqyrjen policore dhe masën ndaluese për të komunikuar me persona të tjerë gjatë arrestit.
Kryebashkiaku i Lezhes kishte apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars, duke kërkuar që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë. Avokati i Fran Frrokajt Neshat Fana sërish nuk është i kënaqur me vlerësimin e çështjes teksa thote se do te bejne rekurs ne gjykaten e larte per te kerkuar heqjen e mases “arrest shtepie per klientin e tij”.
Jo vetem perpara trupit gjykues, por edhe perpara mediave, Fran Frrokaj ka mohuar te kete pergjegjesi mbi kete rast, teksa thote se drejtesia do te veproje! I pyetur nese eshte sulm politik, Frrokaj preferon qe te pergjigjet pasi te mbarojne hetimet.
Kryetari i bashkise Lezhe Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan prej të cilëve vetëm dy në masë arrest me burg ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

Sicred