KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Krujë, shtohet numri i nxënësve nga Kosova që vizitojnë qytetin historik

Krujë, shtohet numri i nxënësve nga Kosova që vizitojnë qytetin historik

Qyteti i Krujës për vetë historinë që trashëgon, është një ndër qytetet më të vizituara në Shqipëri nga turistët vendas dhe të huaj. Por nga fillimi i shtatorit bie në sy prania në qytet e qindra nxënësve nga Kosova. Objektet kryesore të vizitave janë Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik apo edhe Pazari i Vjetër. Nxënësit nga Kosova shprehin kënaqësinë e tyre për këto vizita dhe vlerësojnë lartë përmbajtjen e tyre.
Mesuesja e gjimnazit të Ferizait zonja Shqipe Malaj ndër të tjera thotë se në programin e tyre parashikohet që nxenësit të njihen nga afër me vendet historike në Shqipëri e Kosovë. Sipas drejtorit të muzeve të Krujës Medi Hafizi, çdo ditë vizitorë në Krujë janë 600-700 nxënës nga Kosova.

Sicred