KRYEFAQJA » LAJME » Krujë, ndalohet një person me 46.5 kg marijuanë
Krujë, ndalohet një person me 46.5 kg marijuanë

Krujë, ndalohet një person me 46.5 kg marijuanë

Një sasi prej 46.5 kg marijuanë është sekuestruar në qytetin e Krujës, ndërsa është arrestuar një 28 vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij. Në njoftimin e policisë thuhet se “Në vendin e quajtur” Kroji i Madh” , në fshatin Cudhi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.5 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Sicred