KRYEFAQJA » LAJME » Krujë, Ministri Klosi për mbylljen e guroreve
Krujë, Ministri Klosi për mbylljen e guroreve

Krujë, Ministri Klosi për mbylljen e guroreve

Ministria e mjedisit dhe turizmit, sëbashku me 4 Ministri, ka zhvilluar aksionin për të mbyllur guroret në malin e Krujës. Sipas Ministrit Klosi, kjo zonë shumë shpejt do të kthehet në një zonë të gjelbër të bukur dhe me vlera. Ai u shpreh: “Ne do të ndërmarrim një aksion ku përfshihen 4 ministritë: Ministria e Energjitikës, Turizmit, ministria e Brendshme dhe ajo e Financës, për të përfunduar aksionin e mbylljes së guroreve në malin e Krujës. Me urdhër të kryeministrit ne kemi organizuar të gjithë inspektoriatet brenda këtyre 4 ministrive për të bërë një evidentim të të gjitha problematikave dhe ju garantoj që kësaj radhe mbyllja e guroreve të zonës së shpallur monument natyre do të realizohet.

Ai theksoi se reformat kanë pasur sukses sepse të gjithë janë trajtuar në mënyrë të barabartë, si reforma e energjisë elektrike apo ajo në arsim për tekste falas për të gjithë njësoj, pavarësisht ngjyrave politike. ministri thotë se qeveria është e vetëdijshme se ka ende për të bërë për të mirën e komunitetit.

“Padyshim që gjërat janë shumë më ndryshe se kur ne morëm pushtetin në 2013-n. Janë shumë herë më ndryshe edhe nga dita kur ne ishim në aleancë me forcë tjetër politike, por me atë që presin qytetarët ne vazhdojmë të jemi në disnivel dhe për këtë ka një tregues që e dëshmon. Janë të gjitha komunikimet që kemi nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes.”

Sicred