KRYEFAQJA » LAJME » Krujë, aksident automobilistik, humb jetën 29 vjeçari
Krujë, aksident automobilistik, humb jetën 29 vjeçari

Krujë, aksident automobilistik, humb jetën 29 vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ndodhi në orët e mbrëmjes së të dielës në fshatin Bushnesh të Krujës. Policia njoftoi se rreth orës 20:45, shtetasi M.K. 35 vjeç, banues në Bushnesh të Krujës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin këmbësor E.J. 29 vjeç. Fatkeqësisht 29-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Aksidentet rrugore me vdekje janë shtuar ndjeshëm kohet e fundit. Gati çdo ditë policia rrugore njofton për ngjarje të tilla tragjike. Njoftimi për aksidente po shoqërohet vazhdimisht me thirrje drejtuesve të mjeteve, por edhe popullatës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sicred