KRYEFAQJA » LAJME » Krujë: ADISA hap qendrën me një ndalesë One Stop Shop në Krujë

Krujë: ADISA hap qendrën me një ndalesë One Stop Shop në Krujë

Një tjetër One stop shop, si qendër e unifikuar shërbimesh të standartizuara publike, është inauguruar në Krujë. 240 shërbime nga 6 institucione janë tashmë në dispozicion të qytetarëve. Organizimi i shërbimeve me qendër vëmendjeje qytetarin, shmangia e korrupsionit e transparenca, efikasiteti dhe performanca janë risitë e kësaj qasjeje. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, në fjalën e saj shtoi: “Të gjithë komponentët e sipërpërmenduar janë tejet të rëndësishëm, por do të ndalesha tek lehtësimi i dhënies së këtyre shërbimeve për gratë dhe minoritete, e rëndësishme vlerësohet ndërtimi e konsolidimi i besimit mes qytetarëve e qeverisë” .

Ministrja Harito, vlerësoi se performanca e sistemit ndikon drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarit: Ajo tha se “përmirësimi i shërbimeve publike është një sfidë në të gjithë botën dhe nuk matet me GDP por është tregues i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe i nivelit të zhvillimit të vendit”. Admirim për mënyrën e organizimit e funksionimit të zyrave të ADISA-ses, ministri Shalsi, i pranishëm, gjykon që organizimi i administratës së pushtetit vendor, duhet të ndjekë të njëjtin model, ku gjithçka funksionon zinxhir e në mënyrë të ndërvarur: Shalsi tha se “reforma territoriale ishte një hap i jashtëzakonshëm përpara dhe sfida jonë është që këto shërbime One Stop të shërbejnë edhe si modele për tu ndjekur pranë bashkive të shqipërisë. Çdo hallkë të funksionoje, të jetë e lidhur dhe të jetë e koordinuar me gjithë të tjerët”. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD, Brian J. ëilliams, , si përfaqësues të institucioneve partnere në zbatimin e këtij projekti, e cilësuan gjithashtu zbatimin e shtetit ligjor e besueshmërinë e qytetarëve ndaj tij si elemente kyç të integrimit të vendit. Gjatë Majit pritet të hapen edhe qendrat e Fierit e Gjirokastrës, për t`u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Sicred