KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » KROS: GJERMANIA DUHET TA HARROJË KUPËN E KONFEDERATAVE

KROS: GJERMANIA DUHET TA HARROJË KUPËN E KONFEDERATAVE

Gjermania duhet të lërë pas atë periudhë jo dhe aq bindëse para Botërorit, kur ta nisë mbrojtjen e titullit të kampiones së botës të dielën, kundër përfaqësueses me përvojë të Meksikës, por të goditur nga një skandali. Ndërkohë që Manuel Nojer më në fund fitoi betejën e tij të gjatë, duke u kthyer në fushë pas më shumë se tetë muajsh për shkak të një dëmtimi, Mesut Ëzilli dhe Ilkaj Gundogani u fishkëllyen nga tifozët e Gjermanisë në miqësoret e fundit, për një fotografi të bërë së bashku me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, tha se ajo që diskutohet në emisionet televizive nuk duhet të prekë lojtarët, duke shtuar: “Ne jemi këtu për të luajtur futboll”. Forma skuadrës së trajnerit Joakim Lëv është një tjetër shqetësim sepse, ajo fitore jo dhe aq bindëse ndaj një Arabie Saudite, e cila u shpartallua 0-5 nga Rusia në ndeshjen hapëse të Botërorit, përfaqëson fitoren e vetme të Gjermanisë që kur i mbylli Eliminatoret e Botërorit me pikë maksimale. “Ne kemi nevojë për urinë, për pasionin, sepse kjo është që i ndez ndonjëherë gjërat në stërvitje dhe në fushën e lojës. Ne do të duhet të luftojmë për çdo top, për çdo centimetër të fushës”, – tha mbrojtësi Zherom Boateng. “Unë mendoj se ne jemi të njohur si një ekip që fillon mirë”, shtoi ai, duke thënë se ai ndihet “më i mirë nga dita në ditë”, pasi u kthye nga një dëmtim. Gjermania mundi Meksikën vjet 4-1 në rrugën e saj fitimit të trofeut të Kupës së Konfederatave, por Krosi beson se ai rezultati ka pak rëndësi tani. “Ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë ato, edhe nëse ajo ishte një fitore e pastër në Kupën e Konfederatave vitin e kaluar”, – ka thënë ai, duke shtuar: “Ne po e marrim këtë shumë, shumë seriozisht dhe, këtë po e theksoj, sepse është ndeshja jonë e parë në këtë Botëror.” Gjermania po përpiqet të bëhet ekipi i parë në 56 vjet, që mbron me sukses titullin e tyre, pas Brazilit të 1962-shit.

Sicred