KRYEFAQJA » LAJME » Kronaj, fitues i “Gara e dy kalave”

Kronaj, fitues i “Gara e dy kalave”

Të mërkurën është zhvilluar nëpër rrethinat e kryeqytetit, një garë që ndërthurte sportin me promovimin e turizmit. “Gara e dy kalave”, siç ishte quajtur kjo veprimtari çiklistike, ka bashkuar në një itinerar prej 103 km dy kala të spikatura të kohës së Skënderbeut, atë të Prezës me atë të Petrelës. Në përfundim të saj, ka qenë 16-vjeçari Astrit Krronaj ai që ka dhuruar surprizën, duke triumfuar ndaj çiklistëve mjaft më të mëdhenj në moshë, dhe duke mbërritur i pari në finishin e Petrelës. “Ishte një emocion shumë i madh pasi fitova vendin e parë” tha Kronaj pas kalimit të finishit. “Ishte një garë shumë e fortë dhe një trofe shumë i bukur” shtoi sportisti i ri.
Ndërkohë, për presidentin e Federates Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, kjo garë është uvertura e një sezoni premtues. “Mund t’a quajtur një nga aktivitetet më të bukur të zhvilluar deri më sot” tha zoti Sanxhaku. Ai shtoi se xhiroja e Shqipërisë e këti viti realizohet për herë të parë nëpërmjet UÇI-it në datën 20 maj.”Janë 20 ekipe profesionistësh shqiptare dhe të huaja” tha ai.
Në këtë aktivitet Vllaznia ka marrë vendin e parë me Kronajn dhe të 3-tin, me Bruno Kolën, ndërsa i dyti u rendit Amarildo Gogaj i Apolonisë.

Sicred