KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia, sa shumë djersë dhe nerva për të thyer Danimarkën
Kroacia, sa shumë djersë dhe nerva për të thyer Danimarkën

Kroacia, sa shumë djersë dhe nerva për të thyer Danimarkën

Edhe takimi i 4-t i turit të 16-shes ka patur nevojë për llotarinë e 11-metërshve, ku Kroacia ka triumfuar në një duel nervash ndaj Danimarkës, duke siguruar vendin midis 8 më të mirave të botës.
Ndonëse u shënuan dy gola brenda 3 minutave të para të ndeshjes, koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1-1. Nëse dita e parë e turit të 16-shes i kualifikoi brenda 90 minutash dy çerekfinalistet e para, Francën dhe Uruguajin, dita e dytë mund të quhet pa frikë dita e 11-metërshave, sepse, ashtu sikundër Rusia, edhe Kroacia iu fal pikës bardhë për të siguruar vendin midis 8 më të mirave të Botërorit “Rusi 2018”.
Në fakt, ka qenë një betejë skajesh ajo e Nizhnji Nivgorodit, që ka sjellë premtimin e shumë golave, por që nuk u materializua. Kjo sepse danezët janë kaluar në epërsi brenda një minute, me anë të Jërgensenit, në atë të ishte goli më i shpejtë i Botërorit.  Por kroatët reagojnë menjëherë dhe barazojnë shifrat brenda dy minutash me anë të Manxhukiçit.
Përkundër dy golave të hershëm, e gjithë pjesa e parë dhe ajo e dytë do të mbyllen me rrjeta të paprekura, duke bërë që gjithçka të shkojë drejt dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Dhe pikërisht 4 minuta para fundit të 120 minutave, Modriç do të ketë mundësinë ta çojë Kroacinë në çerekfinale, por goditja e tij nga pika e bardhë do të pritet nga Shmajkeli i ri. 
Kështu, gjithçka shkon tek 11-metërshat, ku të dyja skuadrat realizojnë vetëm 5 nga 10 goditjet e ekzekutuara dhe ku Kroacia tregohet më e saktë, pasi fiton me rezultatin 3-2 dhe siguron duelin në çerekfinale me përfaqësuesen e vendit organizator, Rusinë.
Sicred