KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia në gjysmëfinale, mes drithërimash pa fund mposht Rusinë me 11-metërsha
Kroacia në gjysmëfinale, mes drithërimash pa fund mposht Rusinë me 11-metërsha

Kroacia në gjysmëfinale, mes drithërimash pa fund mposht Rusinë me 11-metërsha

Ka rezultuar një ndeshje që dukej se nuk do të përfundonte kurrë çerekfinalja e 4-të e Botërorit “Rusi 2018”, por pas 130-minutave dhe 10 goditjeve nga pika e bardhë, Kroacia ka triumfuar ndaj Rusisë. Ballkanasit fituan 4-3 ndaj vendasve pas goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 2-2. Tanimë dy çiftet gjysmëfinaliste të Botërorit janë Francë-Belgjikë dhe Kroaci-Angli.
Në fakt, kanë qenë rusët ata, që përkundër rrjedhës së lojës, kanë gjetur golin të parët, kur Çerishev realizon në minutën e 31-të. Por Kramariç do të përgjigjet 8 minuta më pas, duke barazuar shifrat për Kroacinë.
Me këtë barazi në shifrat 1-1 do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dyta, përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, sidomos të Kroacisë, që do të goadasë edhe shtyllën e djathtë pingule të portës së rusëve, nuk do të sjellë gola të tjerë, çka do të bëjë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila.
Dy pjesë dramatike, pasi fillimisht Domagoj Vida do të kalojë kroatët me një goditje me kokë, në minutën e 101-të. Por nuk është e thënë që të mbyllet kështu, sepse 5 minuta para fundit, Rusia do të barazojë shifrat me anë të brazilianit të adoptuar Mario Fernandes.
Kështu, gjithçka do të vendoset nga pika e bardhë, aty ku rusët do të gabojnë dy herë, me Smolovin dhe Fernandesin, ndërsa kroatët vetëm një herë, me anë të Mateo Kovaçin dhe këtu mbyllet edhe rrugëtimi i Botërorit shtëpiak për Rusinë. Tanimë janë njohur edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të Botërorit, që janë Francë-Belgjikë dhe Kroaci-Angli.
Sicred