KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kroacia mund Nigerinë 2-0 dhe kryeson grupin A
Kroacia mund Nigerinë 2-0 dhe kryeson grupin A

Kroacia mund Nigerinë 2-0 dhe kryeson grupin A

Kroacia korri një fitore 2-0 ndaj Nigerisë duke marrë 3 pikë të vlefshme dhe kryesuar grupin A pas takimeve të para në “Rusi 2018” . Pas saj vijnë Argjentina dhe Islanda, me nga 1 pikë, të cilat e mbyllën takimin mes tyre 1-1.

Golin e parë Kroacia e shënoi në minutën e 32-të. Në fakt një goditje me kokë nga Mandzukic, u devijua në autogol nga mbrojtësi Etebo, i cili u dëshpërua dukshëm.

Në pjesën e dytë Kroacia e dyfishoi rezultatin ndaj Nigerisë në 2-0. Ishte Modriç që realizoi një penallti. Arbitri i takimit nuk nguroi të tregonte pikën e bardhë të 11 metërshit, pasi një nga mbrojtësit nigerianë Ekong mbajti dukshëm një sulmues kroat. Shënimi i golit u prit me entuziazëm nga tifozët kroatë.

Takimet e radhës në Grupin A do të zhvillohen më 21 qershor kur Argjentina do ndeshet me Kroacinë dhe një ditë më vonë Nigeria do ndeshet me Islandën. Specialistët parashikojnë ballfaqime të forta.

RTSH e sollit takimin drejtpërdrejt në RTSH1HD dhe RTSH SPORT, si dhe livestream në www.rtsh.al brenda territorit shqiptar.

Sicred