KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kriza politike në Itali, Lidhja e Veriut dhe Pesë Yjet refuzojnë opsionin e qeverisë neutrale

Kriza politike në Itali, Lidhja e Veriut dhe Pesë Yjet refuzojnë opsionin e qeverisë neutrale

Dy partitë më të mëdha në Itali, Lidhja e Veriut dhe Pesë Yjet kanë refuzuar thirrjen e presidentit të vendit Serxho Matarela për të krijuar një qeveri neutrale, duke theksuar se do të preferonin që në vend të mbahen zgjedhje të parakohshme. – Nuk ka kohë për të humbur, nuk ka hapësirë për qeveri teknokrate, – u shpreh kreu i Lidhjes së Veriut Mateo Salvini në një deklaratë për mediat. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Pesë Yjeve, Danilo Toninelli, tha për televizionin Rai se e vetmja mënyrë për të krijuar një qeveri serioze ishin zgjedhjet e parakohshme. Lidhja e Veriut dhe Pesë yjet dështuan në rënien dakord për krijimin e një koalicioni mes tyre, por ata kanë mjaftueshëm vota në parlament për të bllokuar krijimin e çdo qeverie tjetër. Pas bisedimet me liderët e partive dhe krerët e parlamentit, presidenti i vendit Serxhio Matarela u kërkoi partive parlamentare të mbështesnin krijimin e një qeverie neutrale, detyra e të cilës do të jetë të mbajë në shina financat e vendit si dhe të bënte përgatitjet e duhura për zgjedhje të parakohshme në vitin 2019. Sipas Matarelës, nëse kjo qeveri nuk do të gjente mbështetjen e nevojshme në parlament, atëherë i hapej rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në korrik ose në vjeshtë të këtij viti.

Sicred