KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kriza në Mianmar: Udhëheqësja Aung San Su Kyi dënoi çdo shkelje të të drejtave të njeriut

Kriza në Mianmar: Udhëheqësja Aung San Su Kyi dënoi çdo shkelje të të drejtave të njeriut

Udhëheqësja de fakto e Mianmarit, Aung San Su Kyi, mbajti fjalimin e paralajmëruar mbi krizën e vendit të saj në shtetin Rakhine, ku dhuna detyroi rreth 400 mijë rohingia etnik të ikin në Bangladeshin fqinj gjatë javëve të fundit. Në komentet e saj të para që nga fillimi i krizës, ajo ishte e kujdesshme që të mos fajësojë asnjë grup për krizën.“Pati shumë shqetësime gjithandej nëpër botë mbi situatën në Rakhine”, tha jo. “Nuk është qëllim i qeverisë së Mianmarit që të shpërndajë apo të mohojë përgjegjësinë”. Suu Kyi, dënoi çdo shkelje të të drejtave të njeriut, sikurse edhe “çdo dhunë të paligjshme”. “Jemi të përkushtuar për rivendosjen e paqes, qëndrueshmërisë dhe sundimit të ligjit”, tha Suu Kyi . Ajo shtoi se ishte e shqetësuar me numrin e madh të myslimanëve që ikën në Bangladesh, dhe se pjesa më e madhe e fshatrave të myslimanëve rohingia nuk janë prekur nga dhuna dhe u bëri thirrje diplomatëve që të vizitojë zonën për të parë nga afër se çfarë po ndodh dhe të ndihmojnë Mianmarin që të gjejë një zgjidhje për problemet në Rakhine. Militantët rohingia sulmuan forcat e sigurisë së Mianmarit në fund të muajit gusht. Që atëherë, analistët dhe punonjësit humanitarë thanë se ushtria reagoi me brutalitet duke djegur fshatra të tëra dhe duke vrarë gra e fëmijë që po iknin.

Sicred