KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kriza në Itali, Di Maio thirrje për zgjedhje të reja

Kriza në Itali, Di Maio thirrje për zgjedhje të reja

Lideri i partisë populiste të Italisë, “Lëvizja 5 Yjet”, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në qershor, për të zgjidhur se kush do të qeverisë vendin. Bisedimet për të formuar një koalicion kanë dështuar deri më tani, pas votimit në muajin mars ku “Lëvizja 5 Yjet” mori pjesën më të madhe të votave. “Nuk shoh zgjidhje tjetër. Duhet t’i rikthehemi votimit sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Luigi Di Maio.
Zgjedhjet e datës 4 mars i dhanë një rezultat pozitiv edhe aleancës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga partia anti-emigrim, “Lidhja e Veriut”. Kjo e fundit drejtohet nga Matteo Salvini, që është gjithashtu lider i Aleancës së Qendrës së Djathtë. Di Maio ka thënë më parë se do të arrijë një koalicion me Lidhjen e Veriut, vetëm nëse Salvini largon partinë aleate “Forza Italia”, që drejtohet nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Por presidenti Matarella thote se nuk ka zgjedhje të reja në Qershor. Ai është në kërkim të një qeverie që do të rezistonte të paktën deri në 2019-n kur pritet të kryhet dhe reforma zgjedhore. Një qeveri, që gjatë rrugës do të të transformohej në një ekzekutiv elektoral, ku forcat politike do të ishin të detyruara të jepnin ose jo publikisht votëbesimin.

Sicred