KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e emigrantëve, vendet ballkanike do të mbajnë të dhëna të përbashkëta

Kriza e emigrantëve, vendet ballkanike do të mbajnë të dhëna të përbashkëta

Vendet e Ballkanit kanë rënë dakord të krijojnë një bazë të përbashkët të të dhënave dhe të zhvillojnë bashkëpunimin për të trajtuar së bashku krizën e vazhdueshme të emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të parandaluar një fluks të madh njerëzish që synojnë të shkojnë për në Evropën Perëndimore. Ministrat e Sigurisë dhe të të Drejtave të Njeriut nga Ballkani dhe vendet fqinjë ranë dakord në një takim në Sarajevë të enjten për të krijuar një bazë të dhënash që do të jetë në përputhje me sistemet e ngjashme në Evropë për të ndjekur emigrantët.
Në takimin ku raportohet të kenë marrë pjesë përfaqësues nga vendet e të ashtuquajturës Rrugë Ballkanike – Bosnja, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia, Austria dhe Sllovenia, përfaqësuesi i Sllovenisë u tha mediave se nuk do të ishte mirë nëse anëtarët e BE detyrohen të miratojnë masa të njëanshme dhe për këtë arsye ishte thelbësore që vendet në rajon të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet.
Burimet e konferences raportojne se nga janari deri në fund të majit, autoritetet në Bosnje dhe Herzegovinë, Malin e Zi dhe Shqipëri regjistruan më shumë se 6,700 emigrantë të rinj dhe azilkërkues, një rritje më shumë se dyfish mbi 2,600 emigrantë dhe azilkërkues të regjistruar në të tre vendet gjatë vitit 2017.

Sicred