KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e emigrantëve, Bushati : Jemi gati ti japim një dorë Italisë!
Kriza e emigrantëve, Bushati : Jemi gati ti japim një dorë Italisë!

Kriza e emigrantëve, Bushati : Jemi gati ti japim një dorë Italisë!

Shqipëria ka shprehur gadishmërinë e saj për të ndihmuar Italinë e cila po ballafaqohet me një krizë të fortë të emigrantëve nga Afrika. Lajmi është bërë i ditur nga ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në Tuiter. “Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë” shkruan zoti Bushati. Megjithatë mbetet ende e paqartë se sa emigrantë do të jenë në gjendje të akomodojnë autoritetet shqiptare. Sipas disa mediave bëhet fjalë për rreth 20 persona.
Ndërkohë në terren situata e 150 klandestinëve që qëndrojnë prerj 10 ditësh në anijen e ankoruar në brigjet italiane bëhet alarmante. Kanë qarkulluar lajme se disa prej tyre janë të infektuar me zgjebe dhe me turbekuloz. Të paktë 11 gra dhe 5 burra kanë marrë ndihmë mjeksore.

Sicred