KRYEFAQJA » LAJME » Kriteret e pranimit në Universitetin Politeknik
politekniku, universiteti politeknik, tirane, kriteret e pranimit, studentet

Kriteret e pranimit në Universitetin Politeknik

Maturantët të cilët kërkojnë të rezultojnë fitues në një nga programet e studimit që ofron Universiteti Politeknik duhet medoemos të kenë një mesatare të lartë të shkollës së mesme. Rektori i këtij universiteti Andrea Maliqari në një intervistë për TVSH ka sqaruar se sipas formulës së përcaktuar 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e 3 viteve të shkollës së mesme dhe 30 % mesatarja e tri lëndëve specifike. Për shkak të paqartësive dhe problemeve që shkaktoi vjet skema e re e pranimeve në universitet Maleqari tha se Senati i këtij Universiteti do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit disa ndryshime të kësaj skeme. Rektori Maleqari tha gjithashtu do të kërkojmë që të dhënat e studenteve të dorëzohen më herët me qëllim që të mos ketë vonesa në shpalljen e fituesve .

Sicred