KRYEFAQJA » LAJME » Kristoforidhi, lëvruesi i shqipes në gegnisht dhe toskërisht

Kristoforidhi, lëvruesi i shqipes në gegnisht dhe toskërisht

Kurdoherë që vihemi para pikepyetjes mbi eksiztencën e shqipes gegnisht apo toskërisht, do të duhet të kishim një model para vetes. Dhe pa diskutim ai është Kostandin Kristoforidhi, i cili i lëvroi shkencërisht dhe me një pasion magjepsës të dy format e shqipes toske dhe gege. Këtë na e kujton studjuesi i apasionuar prof. Xhevat Lloshi në 190 vjetorin e lindjes së Kritoforidhit, duke sjellë para lexuesit një pjesë të kolanës së shkrimeve dhe përkthimeve të transkriptuara të tij duke hedhur dritë gjithashtu mbi këtë personalitet të mbiquajtur si babain e gjuhës shqipe.
“Kristoforidhi pasi botoi abetaren donte të bënte gjithshka për gjuhën shqipe. Kjo është arsyeja që i ka dhënë vetes të drejtën të vetëlëvdohet “babai i gjuhës shqipe”” tha Prof. Xhevat Lloshi. Sipas tij Kristoforidhi bëri abetaren, përkthimet, në 1882 botoi gramatikën e më pas punoi gjithë kohën për fjalorin, ndërsa mendonte të botonte gjithmonë libra të tjerë për shkolla.
Studjuesi arrin ta shndërrojë ligjëratën e tij në një rrugëtim të apasionuar për shqipen dhe historinë e saj duke na rrëfyer se sa leje të rëndësishme janë marrë deri në Portën e Lartë për të botuar abetaren e parë shqipe, shqipërimin e dhjatës se re apo dhe botimin e psallmeve në shqip.
Kostantin Kristoforidhi ishte përkthyes i Biblës, filolog, studiues i gjuhës shqipe dhe veprimtar thelbësor i Rilindjes Kombëtare. Ai lindi në Elbasan dhe mësoi në gjimnazin e Janinës, dhe më pas mësues, madje edhe i themeluesit të albanologjisë, Johan Georg fon Hanit. Udhëtimet e tij e çuan në Izmir, në Stamboll e më pas në Maltë. Në Stamboll nis bashkëpunimin me Aleksandër Tomsonin të Shoqërisë Biblike të Londrës, madje thuhej se myslimanët shqiptare ishin ata që me fort blinin dhjatën e re dhe mësonin shqipen përmes saj. Gjatë kësaj periudhe Kristoforidhi përhapi me sukses të madh abetaren e tij dhe libra të tjerë. Në këtë përvjetor të Kostandin Kristoforidhit, Biblioteka Kombëtare fton publikun të njihet me editimin digjital të veprës “Gjahu i malësorëvet”, tregimin e parë të prozës artistike shqipe, shkruar nga autori në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht.

Sicred