KRYEFAQJA » LAJME » Krishtlindjet në Kosovë

Krishtlindjet në Kosovë

Në Prishtinë, mesha e vigjiljes së Krishtlinjdes për besimtarët katolikë u mbajt në Kaderalen Nën Tereza, e cila u shugurua në muajin shtator të këtij viti, pikërisht në një vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji duke përmendur këtë ngjarje shtoi se 2018-ta është viti i 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Është mirë që, gjatë vitit 2018, do ta shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, theksoi Ipeshkvi Gjergji duke shtuar se “lirisht mund të themi, që mbetet prijësi më i mirë i gjitha kohëve, që ka pasur populli ynë”.
Më pas Ipeshkvi Dodë Gjergji e vuri theksin tek shërbimi kulturor, shoqëror dhe politik, pëmes një besëlidhjeje të re, në emër të dashurisë, të lirisë dhe të paqes, duke e mbyllur fjalën e tij me urimin që paqja e Krishtit të depërtojë në zemrën e secilit, të mbretërojë në të gjitha familjet dhe të lulëzojë në Kosovë e kudo në botë.

Sicred