KRYEFAQJA » LAJME » Krishtlindjet festohen në të gjithë Shqipërinë
Krishtlindjet festohen në të gjithë Shqipërinë

Krishtlindjet festohen në të gjithë Shqipërinë

Mesnata e së dielës duke u gdhirë e hënë, ka mbledhur në kishat katolike në të gjithë vendin me qindra-mijëra besimtarë në meshat e Krishtlindjes.

Në katedralen “Shen Shtjefni”, në qytetin e Shkodrës qendra e katolicizmit në Shqipëri, mesha e mbrëmshme u drejtua nga Kryetari i Conferences Ipeshkvnore të Shqipërisë, Angelo Masaffra, i cili ndërmjet të tjerave u shpreh se krishtlindja simbolizon paqen, dashurinë dhe shpresën, dhe si e tillë duhet të përjetohet nga të gjithë.

Në Elbasan mesha u mbajt në kishën ”Shën Piu” dhe u udhëhoq nga prifti don Emilio, ndërsa qindra besimtare priti dhe kisha e Shën Gjergjit në Fier. Ndërsa besimtarët ortodoksë meshën e madhe të lindjes së birit të zotit e mbajtën në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Në Korçë liturgjia dhe mesha e kësaj ditë të shenjtë, ka mbledhur mijëra besimtare tek katedralja “Ringjallja e Krishtit”. Mesha është drejtuar nga mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Johani i cili ka uruar besimtarët për më shumë paqe dhe vëllazërim, harmoni dhe begati.

Edhe në Berat, për 3 orë në Katedralen e Shën Dhimirtit, At Petraqi ka drejtuar Liturgjinë Hyjnore, e cila u ndoq nga besimtarë të shumtë.

Urime të shumta për paqe e mirësi përcillen edhe nga Gjirokastra.

Dita e lindjes se Krishtit, është një nga ditët e shenjta të kalendarit të krishterë. Pas riteve fetare,dita vijon me drekën në familje e më pas do të kryejnë vizita tek te afërmit dhe miqtë.

Sicred