KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Krishtlindje, Papa bën thirrje: Mos injoroni emigrantët!
Krishtlindje, Papa bën thirrje: Mos injoroni emigrantët!

Krishtlindje, Papa bën thirrje: Mos injoroni emigrantët!

Në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, Papa Francesku u ka kërkuar katolikëve të mos injorojnë miliona migrantë që janë dëbuar nga vendi i tyre, duke i krahasuar ata me Marian dhe Jozefin, të cilët udhëtuan nga Nazareti në Betlehem, por nuk gjetën asnjë vend ku të rrinin. Shumë migrantë, u shpreh Papa, janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të liderëve të cilët nuk e kanë aspak problem të derdhin gjak të pafajshëm.
Ati i shenjtë e ka bërë mbrojtjen e emigrantëve në botë, një temë kryesore të papatit të tij. Numri i refugjatëve në botë kalon shifrën e 22 milionë personave, përfshi edhe fluksin e fundit të Rohinxhave të cilët largohen nga dhuna në Mianmar. “Shumë gjurmë të tjera janë fshehur në hapat e Jozefit dhe Marias”- u tha Papa argjentinas, nip i migrantëve italianë, besimtarëve në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan. “Ne shohim gjurmët e miliona eprsonave që nuk zgjedhin vetë të largohen nga vendi i tyre, por dëbohen që atje dhe lënë pas njerëzit e dashur” vijoi ai. Lideri i 1.2 miliardë katolikëve gjithashtu theksoi se besimi kërkon që të huajtë të priten mirë gjithandej.

Sicred