KRYEFAQJA » LAJME » Kriminaliteti, Rama : Shumë shpejt veprime të pandërprera të policisë!
Kriminaliteti, Rama : Shumë shpejt veprime të pandërprera të policisë!

Kriminaliteti, Rama : Shumë shpejt veprime të pandërprera të policisë!

Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi sot ndërhyrje të Policisë së Shtetit për të goditur bandat kriminale dhe pasuritë e tyre. Duk folur në një dëgjesë në Fier lidhur me buxhetin e ri të shtetit zoti Rama tha se ” Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë veprime të pandërprera të Policisë së Shtetit për të goditur organizatat kriminale dhe për të goditur të inkriminuarit brenda Policisë së Shtetit”. Ai u shpreh i bindur se “… në zona ku veprojnë këto lloj forcash ka inkriminim të policisë së shtetit”.
Kryeministri ju referua ngjarjes së bujshme të Elbasanit, kur tha se ajo ishte “… një ngjarje që mori goxha jehonë mediatike dhe që shërbeu edhe si një lloj katalizatori për të rritur propagandën për këtë çështje. Ju siguroj se çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme” tha ai. Sipas tij elementet kriminale “nuk kanë lindur në këtë 4 vjeçar dhe karriera e tyre në botën e krimit është e vjetër dhe e konsoliduar dhe me lidhje të njohura me opozitarët e sotëm nëse duam të bëjmë politikë”. Për kryeministri “Ajo që ka rëndësi është që policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re për të shkuar në një nivel më lartë se 4 vite më parë”.”Ne do të mbyllim kapitullin e kanabisit. Në fund të muajit tetor do të presim raportin zyrtar nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar” premtoi ai. “Brenda pranverës së ardhshme do të kemi një situatë të re në përpjekjen kundër këtyre lloj elementëve shqetësues për komunitetet dhe për ecuritë e mëtejshme të punëve të vendit. Ne kemi hyrë në një proces të ndërtojmë një qeverisje tërësisht ndryshe, edhe në luftën kundër krimit, elementëve kriminalë, organizatave kriminale apo të ashtuquajtura familje..e ku e di unë se çfarë” shtoi më tej kryeministri Edi Rama.

Sicred