KRYEFAQJA » LAJME » Krimi vret sërish brenda familjes
Krimi, vret serish, brenda familjes

Krimi vret sërish brenda familjes

Një tjetër ngjarje e rënde ka ndodhur në fshatin Blacë të Pogradecit ku 49 vjeçari Bashkim Mekolli ka vrarë bashkëshorten Demirke. Depresioni dhe kushtet e vështira ekonomike që jetonin sipas vjehrrit të viktimës kanë qenë shkaqet kryesore të kësaj ngjarje. I ati i Bashkim Mekollit shprehet se i biri kishte vite që vuante nga depresioni dhe nëse do të shtrohej në spital kjo ngjarje mund edhe të mos ndodhte. Babai i Mekollit tregon se çifti jetonte në kushte të vështira ekonomike. Mësohet se në momentin e krimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, ndërsa çifti ka nje djale 16 vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të Bashkim Mekolli brenda në banesë.

 

Sicred