KRYEFAQJA » LAJME » Krimi në familje, pendohet për vrasjen e babait

Krimi në familje, pendohet për vrasjen e babait

Mirald Metallari, deklaroi sot para trupit gjykues se është penduar për vrasjen e të atit. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda tha se do të falet për aktin fatal. “Babai im ishte i mrekullueshëm, dinte të më falte. Babai im kudo që të jetë do të më falë për atë që kam bërë. Jam i sigurt që babai më ka falur, e ndjej nga rrahjet e zemrës” është shprehur ai në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë. Një porosi i riu, pati edhe për ëmën që mbeti e plagosur ndërsa tentoi të pengojë të birin për të mos qëlluar me armë mbi babain e tij. “Nënës i kërkoj ndjesë dhe të bëhet shtylla e familjes për tre motrat e tjera.Të mbajë ndezur vatrën e familjes”. Pavarësisht pendesës së 21 vjeçarit, gjykata vendosi burg pa afat për Mirald Metallarin. Avokatja e tij kërkoi një masë më të butë si dhe bërjen e aktit psikologjik për klientin e saj.

Sicred