KRYEFAQJA » LAJME » Krimi kibernetik, Ymeraj qëndron në burg
Krimi kibernetik, Ymeraj qëndron në burg

Krimi kibernetik, Ymeraj qëndron në burg

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 25 vjeçarin Aldo Ymeraj, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kibernetike. Gjate seancës së sigurisë, prokurorja e çështjes Ervisa Hyka ka kërkuar vlerësimin si “ të ligjshëm” ndalimin e Aldo Ymeraj dhe kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest në burg” me efekt ekstradimi.
Gjyqtari Taulant Banushi ka vlerësuar si të drejtë kërkesën e prokurorisë duke caktuar të njejtën mase sigurie.
Aldo Ymeraj u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SHBA. 25 vjecari dyshohet të jetë, pjesë e nje rrjeti nderkombëtar me 36 hakera, të cilët shisnin të dhëna të vjedhura kartash krediti, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.
Përveç Ymerajt janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende.

Sicred