KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i PD Basha pret kryetarin e parlamentit maqedonas Xhaferri
Kreu i PD Basha pret kryetarin e parlamentit maqedonas Xhaferri

Kreu i PD Basha pret kryetarin e parlamentit maqedonas Xhaferri

Kryetari i Partisë Demokratike u takua me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri. Zoti Basha tha se Partia Demokratike, e ka interesin e shqiptarëve dhe interesin kombëtar, në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik. Kryetari i Partisë Demokratike nënvizoi se përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe atje, është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe rajon. Partia Demokratike, theksoi zoti Basha, do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.
Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, kryetari i opozitës, vuri në dukje se rreziku kryesor që kanos ëndrrën europiane për Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit, është korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me Qeverinë. Zoti Basha bëri të ditur se opozita në Shqipëri do të luftojë deri në fund, për Kushtetutën, dhe për drejtësinë e pavarur që lufton krimin e korrupsionin.

Sicred