KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i parlamentit Ruçi nis vizitën në Kosovë

Kreu i parlamentit Ruçi nis vizitën në Kosovë

Një delegacion i parlamentit shqiptar i kryesuar nga kreu i tij Gramoz Ruçi, ka filluar sot takimet në Kosovë, pas ftesës së kreun të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Bashkë me zotin Ruci, në takimet që do të zhvillohen në Prishtinë e qytete të tjera, janë edhe krerët e grupeve parlamentare, Taluant Balla, Edmond Spaho e Petrit Vasili.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojë takime dypalëshe, me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, si edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe me kryetarët e partive opozitare në Kosovë Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe  Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sicred