KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington
Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington

Kreu i parlamentit Ruçi në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington

Me ftesë të Kongresmentit Robert Pittinger, Zëvendëskryetar i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington D.C në datën 7 dhjetor 2017.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit zoti Gramoz Ruçi shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zoti Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme zonja Mimi Kodheli dhe nga deputeti Asnastas Angjeli.
Forumi i 10-të Parlamentar për Sigurisë dhe Inteligjencën ka 119 pjesëmarrës, nga 45 vende për të diskutuar mbi financimin e terrorizmit, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

Sicred