Në takimin që kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi me Nobuo Kishi, ministër i shtetit për punët e jashtme në Japoni, u vlerësuan marrëdheniet e qëndrueshme mes dy vendeve si dhe, vijimësia e tyre, tashmë edhe me hapjen e ambasadës japoneze në Tiranë. Kreu i kuvendit gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës si dhe, mori përgëzime për postin e kreut të shtetit shqiptar. Bashkëbiseduesit u ndalën në rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, ku shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme.
