KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!
Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!

Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba, ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ndonëse sipas tij teknologjia në zgjedhje është e mundur “Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë”. “Kur them kohë, e kam fjalën nga 20 muaj deri në dy vjet” tha zoti Biba. Ai i bëri deklaratat ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një bashkëpunim me ekspertë nga Korea e Jugut, bashkëpunim që synon kryerjen e një studimi sesi mund të përdoret teknologjia në zgjedhje. “Unë nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e vendit të vet”, tha zoti Biba.

Sicred