KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i KBR Svilanoviç: Të unifikojmë strategjinë për të forcuar sigurinë kibernetike

Kreu i KBR Svilanoviç: Të unifikojmë strategjinë për të forcuar sigurinë kibernetike

Interneti po fiton gjithnjë e më shumë shtrirje, ndërsa mediat sociale janë shndërruar në një kanal komunikimi që po përdoret edhe për grupet ekstremiste apo ato terroriste si mjet për shpërndarjen e mesazheve. Ky shqetësim, i cili po ndjehet edhe në Europën Juglindore, po adresohet edhe nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që mblodhi në Stamboll konfrencën e tretë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Goran Svolanoviç tha se nevojitet një qasje e përbashkët për të forcuar sigurinë kibernetike, një qasje që po përkrahet edhe nga BE.
Një studim i Këshillit të Bashkëpunit rajonal nënvizon se në Shqipëri ndonëse ekziston baza ligjore që garanton sigurinë kibernetike, ka mungësë të dukshme të politikave arsimore për teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike. Mediat sociale nuk janë kanali kryesor i përhapjes së përmbajtjeve ekstremiste.
Ndërsa në Kosovë interneti ka luajtur një rol të rëndësishme procesin e radikalizimit të luftëtarëve të huaj të Kosovës. Gjatë periudhës 2013-2017 rreth 1000 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë udhetuar drejt Sirisë dhe Irakut. 300 prej tyre janë rikthyer, 200 jane vrarë, 400 vijojnë të jenë atje, ndërsa të tjerë konsiderohen të humbur.

Sicred