KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla, për reformën zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla, për reformën zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se qeveria ka rivendosur kontaktet me opozitën për Reformën Zgjedhore. Duke I bere thirrje opozites te nderprese bojkotin, z. Balla tha se oferta per bashkepunim per reformen bazohet mbi punën paraprake të ekspertëve. Unë besoj se kemi rivendosur komunikimin për sa i përket Kodit Zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë edhe për ceshtjet e tjera të rëndësishme”, deklaroi Balla. Balla ka shtuar se “nuk ka një paketë të Partisë Socialiste per reformen, por ka një paketë në përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore të cilën ne në komunikim dhe ne bashkëpunim dhe me  anëtarë të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim”. “Kemi një afat që është mes dhjetori i këtij vit dhe duhet ta përmbyllim” ka kujtuar Balla.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com