KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun
Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun

Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. “Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese” deklaroi trupi gjykues. Vetë zoti Dedja nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Në seancën e javës së kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur se në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Dedja janë gjetur shkelje, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi krijimin e pasurisë së tij. Por avokati Haxhiaj këmbënguli se ILDKPI nuk ka gjetur shkelje në deklaratat ndër vite të gjyqtarit, si dhe ka sjellë si argument punën në të zezë të vëllezërve të tij në emigracion.

Bashkim Dedja është anëtari i dytë i Gjykatës Kushtetuese, pas Vitore Tushës që kalon vetingun. Tashmë pritet vetingu për Gani Dizdarin. Tre anëtarë të tjerë të gjykatës më të rëndësishme nuk e kanë kaluar procesin dhe një ka dhënë dorëheqjen.