KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i diplomacisë maqedonase në Prishtinë
Kreu i diplomacisë maqedonase në Prishtinë

Kreu i diplomacisë maqedonase në Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takohet me krerët e shtetit. Në orën 14:00 të ditës së sotme, ai do të pritet nga homologu i tij kosovar Behxhet Pacolli, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Në orën 14:30, Dimitrov do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe në orën 15:10 është parashikuar që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sicred