KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kreu i ASH Beqiraj i deklaron presidentit Meta dorëheqjen
Kreu i ASH Beqiraj i deklaron presidentit Meta dorëheqjen

Kreu i ASH Beqiraj i deklaron presidentit Meta dorëheqjen

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akademiku Gudar Beqiraj ka dhënë sot dorëheqjen, për t’i hapur rrugë reformimi të këtij institucioni. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi të zotit Beqiraj me presidentin Ilir Meta, njofton presidenca shqiptare. Sipas njoftimit gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit. Zoti Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave, por ka theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.
Zoti Meta ka vlerësuar lart aktin qytetar të akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor, por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare. Zoti Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Sicred